DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti në takim lamtumirës ambasadorin Lauka

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, zotërinë Islam Lauka.

Presidentja Jahjaga i shprehu vlerësimet më të larta ambasadorit Lauka për përfundimin  e suksesshëm të misionit, për angazhimin e përkushtimin e tij që kontribuoi në përparimin e marrëdhënieve të gjithanshme ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe të forcimit të paqes dhe të stabilitetit në rajon. Ambasadori Lauka u falënderua për përkrahjen e vazhdueshme të Presidentes dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke thënë se angazhimi i tij për Kosovën do të jetë i përhershëm, duke bartur gjithnjë me vete respektin dhe dashurinë e popullit të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.