Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës në përmbyllje të mandatit të tij në Kosovë, ambasadorin e Holandës z. Robert Bosch.
Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Bosch për kontributin e tij të çmuar në thellimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohje për shtetin mik të Holandës që i ka mbështetur në çdo hap proceset demokratike ne Kosove. Ambasadori i Holandës në Kosovë z. Robert Bosch, e falënderoi Presidenten Jahjaga për përkrahjen dhe bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e Kosovës dhe theksoi përkushtimin e institucioneve të vendit të tij për të avancuar këtë bashkëpunim në çdo fushë me interes të përbashkët.