presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti në takim lamtumirës z.Farid Zarif

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, z. Farid Zarif.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi punën e z. Zarif dhe angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë dhe e përgëzoi për detyrën e re.

Presidentja Jahjaga vlerësoi rolin e OKB-së dhe angazhimin e organizatës botërore në vendosjen e paqes dhe të stabilitetit e mirëkuptimit kudo në botë dhe angazhimin e saj në zgjidhjen e situatave të krizës.

Duke folur për të arriturat e Kosovës, presidentja Jahjaga tha se vendi po konsolidohet ndërkombëtarisht dhe theksoi rëndësinë e përkrahjes për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në veçanti në OKB.
 
Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, z. Farid Zarif e falënderoi Presidenten Jahjaga për bashkëpunimin dhe çmoi lart lidershipin e saj dhe rolin që ka luajtur si faktor uniteti në vend. Ai  i vlerësoi të arriturat e Kosovës dhe shprehu mirënjohje për punën e institucioneve dhe për popullin e Kosovës.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.