DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti kryetarin e Shoqatës së Personave me Hendikep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, sot, në Ditën Botërore të Personave me aftësi të kufizuara, priti në takim z. Agim Vatovci, kryetar i Shoqatës së Personave me Hendikep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi z. Vatovci për punën dhe angazhimin konkret në përmirësimin e kushteve të jetës dhe të punës për personat me hendikep dhe aftësi të kufizuara. Ajo theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për realizimin e të gjitha të drejtave të garantuara me ligjet dhe me kushtetutën e vendit për të gjithë qytetaret pa dallim.Z.Vatovci e njoftoi Presidenten Jahjaga me gjendjen dhe problemet me të cilat përballen personat me hendikep dhe aftësi të kufizuara në Kosovë dhe e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë të gjitha shoqatave të personave me aftësi të kufizuara të Kosovës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.