DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti Kryeministrin Thaçi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në një takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçi, të shoqëruar nga koordinatori politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, zotëri Blerim Shala.

Kryeministri Thaçi e informoi Presidenten Jahjaga për  raundin e ardhshëm të dialogut që do të zhvillohet në Bruksel më 19 shkurt, për temat që do të diskutohen, për marrëveshjet që synohen të arrihen, si dhe për delegacionin e ekspertëve nga Kosova që do të marrin pjesë.Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi biseduan edhe për manifestimet me rastin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe për përgatitjet që janë duke u bërë që ky përvjetor të organizohen dhe ta prezantojë shtetin në mënyrë dinjitoze.Presidentja dhe kryeministri i Kosovës biseduan edhe për rrjedhat e reformës zgjedhore, si dhe për miratimin e ligjeve në Kuvendin e Kosovës të rëndësishme për plotësimin e kritereve nga agjenda evropiane për Kosovën.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.