Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim familjarët e Adrian Krasniqit.
Me këtë rast, Presidentja Jahjaga ua dorëzoi atyre diplomën dhe medaljen e urdhrit “Hero i Kosovës”, me të cilin para disa ditësh Presidentja e ka nderuar dëshmorin e kombit Adrian Krasniqi, për trimërinë dhe përkushtimin e treguar në luftën çlirimtare, deri në flijim, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.