DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti drejtoren e Korpusit të Paqes, Carrie Hessler-Radelet

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim Drejtoreshën e Korpusit të Paqes, Carrie Hessler-Radelet me bashkëpunëtorë, të shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-ve në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.

Presidentja Jahjaga e ka shprehur mirënjohjen e saj për vendimin e Korpusit Amerikan të Paqes për ta shtrirë programin e vullnetarëve të saj në Republikën e Kosovës, duke e bërë Kosovën vendin e 140-të në botë ku vepron kjo organizatë. Gjatë takimit Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar përmbylljen e suksesshme të programit trajnues intensiv ku 25 vullnetarët e rinj amerikanë kanë mësuar për kulturën dhe traditën kosovare, i janë nënshtruar kurseve intensive për gjuhët vendore dhe kanë ndjekur trajnime teknike. Ajo ka theksuar se  kontributi i këtyre vullnetarëve është shumë domethënës për ato vende ku ata do të punojnë drejtpërdrejtë me fëmijët nëpër shkolla, por edhe për forcimin e marrëdhënieve midis dy popujve. Drejtoresha e Korpusit të Paqes Carrie Hessler-Radelet falënderoi Presidenten Jahjaga, institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e vendit për pritjen e ngrohtë që ia kanë bërë programit të Korpusit të Paqes dhe 25 vullnetarëve amerikanë që tashmë janë vendosur në shumë qytete të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.