Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite i udhëhequr nga kryetari i Komisionit Parlamentar të Miqësisë, Arabi Saudite – Kosovë Dr. Abdullah Hamoud Al Harbi.
Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Arabisë Saudite dhe shprehu rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat.Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka shënuar përparime të theksuara në konsolidimin e shtetësisë dhe krijimin e shtetit ligjor gjithëpërfshirës. Kosova si demokracia parlamentare është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe për institucionet e saj është me rëndësi konsolidimi ndërkombëtar dhe anëtarësimi në OKB, BE dhe në NATO.Kryetari i Komisionit Parlamentar të Miqësisë, Arabi Saudite – Kosovë Dr.Abdullah Hamoud Al Harbi, vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e Arabisë Saudite për të thelluar bashkëpunimin me Institucionet e Kosovës.