Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim z. Yousuf Hassen Al-Saaii, ambasador i Shtetit të Katarit në Tiranë, jorezident për Kosovën, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Al-Saaii, për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në përmbushjen e misionit të tij si ambasador jorezident në Prishitnë, duke theksuar gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellim të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Shtetin e Katarit. Ambasadori Al-Saaii, shprehu gatishmërinë e institucioneve të vendit të tij për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo fushë me interes të ndërsjellë.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR