Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Irlandës në Budapest, jorezident për Kosovën, z.John Deady, i cili dorëzoi letrat kredenciale.
Gjatë takimit, Ambasadori Deady e falënderoi presidenten Jahjaga për pritjen dhe njëkohësisht shprehu edhe përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës për Republikën e Kosovës.Ndërkaq, Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga falënderoi ambasadorin Deady, e përmes tij edhe Irlandën për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN