presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorët e Portugalisë e Irlandës në Budapest, jorezidentë për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot, në takime të ndara, ambasadorin e Portugalisë në Budapest, jorezident për Kosovë, z.Jorge Mendes, si dhe ambasadorin e Irlandës në Budapest, z. Kevin Dowling, gjithashtu jorezident për Kosovë, të cilët i dorëzuan letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga i uroi ambasadorët për detyrën e re, duke vlerësuar lart marrëdhëniet midis dy vendeve me Republikën e Kosovës dhe i falënderoi ata për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha proceset shtetndërtuese e demokratike nëpër të cilat ka kaluar Republika e Kosovës.  Presidentja siguroi ambasadorët se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara të ndërmarrin të gjitha reformat e nevojshme për të përmbushur sa më parë obligimet e tyre drejt përafrimit të mëtejshëm me Bashkimin Evropian. Ajo tha se Kosova do të vazhdojë të jetë promotore e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe shembull i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ambasadorët e vlerësuan lart progresin dhe reformat e ndërmarra nga Republika e Kosovës dhe theksuan gatishmërinë e përkushtimin e qeverive të shteteve të tyre për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e mëtejshme ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe NATO. Ata theksuan edhe rëndësinë e dialogut në mes Republikë së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për paqen dhe stabilitetin në Rajon.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.