presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti Albin Kurtin

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Lëvizjes Vetëvendosje, të kryesuar nga kryetari i Lëvizjes, zotëri Albin Kurti.

Presidentja Jahjaga dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Kurti, biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë me theks të posaçëm për nismën e Presidentes për krijimin e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, mekanizëm ky bashkërendues institucional.Presidentja Jahjaga theksoi së Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane bashkërendon ndërtimin e konsensusit institucional dhe shoqëror dhe rekomandon konkretizimin e veprimeve në procesin e integrimit evropian.Presidentja e Republikës së Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje diskutuan edhe për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar në komunën e Ferizajt, pas dorëheqjes së kryetarit të komunës, në kuadër të konsultimeve që i ka filluar me subjektet politike në Kosovë.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.