presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti admiralin Samuel J. Locklear

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim admiralin Samuel J. Locklear, komandant i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli.

Presidentja Jahjaga dhe admirali Locklear diskutuan për një varg çështjesh më rëndësi, me theks të veçantë për bashkëpunimin e institucioneve të vendit me forcat e NATO-s të vendosura në Kosovë.Presidentja Jahjaga i shprehu admiralit Locklear falënderimin e popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për ndihmën e pakursyeshme që NATO i ka dhënë dhe po i jep popullit të Kosovë. Në veçanti ajo theksoi kontributin e madh të kësaj force për trajnimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt arritjes së kapaciteteve të plota të kësaj force dhe drejt ndërtimit të një force moderne në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit dhe të gatshme për të marrë pjesë në misione ndërkombëtare, kudo ku kjo është e nevojshme.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.