presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga nxori dekret për faljen e dënimit dy të burgosurve

Presidentja Atifete Jahjaga, në gjashtëvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, nxori një dekret për faljen e dënimit dy të burgosurve, të cilët janë duke vuajtur dënimet nëpër qendrat korrektuese në vend.

Dekreti u nxor duke u bazuar në nenin 84, pika 29 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në Ligjin Nr. 03/L-101, për Faljen, si dhe në Dekretin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Nr. DF-001-2012, Për Kriteret dhe Procedurat për Faljen e Personave të Dënuar. Në nxjerrjen e këtij dekreti, Presidentja ka marrë në konsideratë dispozitat kushtetuese dhe të Ligjit për Faljen, Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe Dekretin DF-002-2012 mbi Përcaktimin e Kritereve për Dhënien e Faljes Personave të Dënuar, të dhënat e ofruara nga Ministria e Drejtësisë, Shërbimi Korrektues i Republikës së Kosovës dhe mendimin e  Komisionit Profesional, të themeluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për këtë qëllim.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.