Me rastin e stuhisë që ka prekur Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesisë së Tij, Z. Barack Obama.
Ne telegramin e ngushëllimit thuhet: I nderuari President Obama, Me dhimbje të thellë morëm lajmin për stuhinë që ka prekur Bregun Lindor duke vënë në rrezik sigurinë dhe jetët e miliona qytetarëve amerikan. Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të qytetarëve tuaj dhe keqardhjen më të thellë për dëmet e shkaktuara. Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin amerikan në këtë kohë të vështirë. Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta. Sinqerisht,_____________________Atifete JahjagaPresidente e Republikës së Kosovës