presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në ushtrimin fushor të Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Shqiponja 4”

Presidentja Jahjaga sot mori pjesë në ushtrimin fushor të Forcës së Sigurisë së Kosovës “Shqiponja 4”, i cili ka për qëllim realizimin e operacioneve komplekse dhe përmirësimin e komunikimit dhe koordinimit në mes të të gjitha institucioneve dhe mekanizmave të sigurisë të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Presidentja Jahjaga tha se të gjithë duhet të krenohemi për të arriturat dhe për përparimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe punën e palodhshme të pjesëtarëve të kësaj force. “Për shkak të këtyre të arriturave, për shkak të këtij përparimi dhe për shkak të këtij vullneti, duhet të arrijmë qëllimin tonë drejt transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, proces ky i cili e përmbyll edhe infrastrukturën e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe konsolidimin tonë si shtet”, tha Jahjaga në një prononcim për media. Presidentja, përgëzoi Komandantin e FSK-së, Gjeneral Rrahman Ramën dhe Ministrin e FSK-së, z. Haki Demolli, për realizimin e suksesshëm të ushtrimit fushor.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.