Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatëqëndrimit në New York, mori pjesë në takimin vjetor të Clinton GlobalInitiative: “Designing for Impact”.
Në takimin vjetor të Clinton Global Initiative Presidentja Jahjaga
ishte e shoqëruar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrja e
integrimeve evropiane, Vlora Çitaku dhe ndoqi diskutimet që u
zhvilluan rreth krijimit të mundësive dhe kushteve për një të ardhme
më të begatë për secilin njeri duke shfrytëzuar kapacitetet globale.
Në diskutimin e takimit vjetor të CGI-së, të cilin e drejtoi
ish-presidenti amerikan Bill Clinton, morën pjesë sekretari i
përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, mbretëresha e Jordanisë Rania Al
Abdullah dhe presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim.
Presidentja Jahjaga gjatë takimit vjetor të Clinton Global Initiative
u takua me personalitete të ndryshme pjesëmarrëse në këtë konferencë përfshirë edhe presidentin Clinton.