Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, të organizuar sot, në kuadër të shënimit të përvjetorit të shtatë të shpalljes së pavarësisë së vendit tonë.
Në seancë ishin të pranishëm edhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë, zyrtarë të institucioneve të ndryshme dhe mysafirë të shumtë.