presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit Obama

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga me bashkëshortin zotëri Astrit Kuçi ishte e ftuar dhe mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Barak Obama, që e organizoi për liderët e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Presidentja Jahjaga dhe liderët e tjerë pjesëmarrës patën rastin që gjatë kësaj mbrëmje të takohen dhe të bashkëbisedojnë me njëri – tjetrin.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.