presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në ndarjen e çmimeve “Zayed future energy prize”

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mor pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për inovacionet e tyre në fushën e energjisë alternative dhe të qëndrueshmërisë për vitin 2013,në kuadër të samitit botëror të energjisë që po mbahet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe..

Presidentja Jahjaga në ceremoni mori pjesë së bashku me presidentin e Islandës Olafur Ragner Grimsson, me mbretëreshën e Jordanisë Rania Al Abdullah dhe personalitete të tjera ndërkombëtare dhe të Emirateve të Bashkuara të Arabisë. Njërin nga pesë cmimet “Zayed future energy prize”, atë për inovacione në kompanitë e vogla dhe të mesme. Këtë çmim e fitoi kompania nga shtetet e Bashkuara të Amerikës” D. Light”, çmim të cilin e ndau  presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga. Në këtë kategori kishin konkurruar një numër i kompanive nga e gjithë bota.    Organizatori kishte paraparë që çmimet të ndahen nga vetëm disa prej   personaliteteve  të larta të pranishme në këtë Samit  dhe nga princi i Abu Dhabit Sheiku Muhammad bin Zayed al Nahyan. Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Zayed future energy prize” bëhet në ditën e parë të punimeve të Samitit për energjinë në botë që filloi punimet të martën në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, nën patronazhin e princit të Abu Dhabit Sheikut Muhammed bin Zayed al Nahyan.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.