presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në mbrëmjen e bamirësisë organizuar nga “Down Syndrome Kosova”

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë në mbrëmjen e bamirësisë, organizuar nga organizata “Down Syndrome Kosova”, me qëllim mbledhjen e fondeve për programet në ndihmë të fëmijëve dhe personave të prekur me sindromin Down.

“Kam ardhur këtu në mesin tuaj t’ju shprehë përkrahjen time simbolike por edhe institucionale për të gjithë fëmijët e prekur me sindromën daun”, tha Presidentja Jahjaga, duke iu drejtuar fëmijëve, prindërve dhe pjesëmarrësve të tjerë.“Ju të gjithë do të keni përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve të Republikës së Kosovës, përkrahjen time si Presidente e vendit, ashtu siç e keni përkrahjen e familjeve dhe më të afërmve tuaj që jeta dhe ardhmëria juaj të jetë normale dhe që të zhvilloheni në kushte dhe rrethana të barabarta si të tjerët”, tha ajo. “Jemi të gjithë së bashku të krijojmë kushtet më të mira për fëmijët tanë të ndihmojmë, të përkrahim, të respektojmë dhe ta duam njëri-tjetrin”, theksoi Presidentja Jahjaga. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.