DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në hapjen zyrtare të Samitin Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e cila po qëndron në Londër, mori pjesë sot në hapjen zyrtare të Samitin Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte.

Samiti Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte është organizuar nga Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, z. William Hague dhe Përfaqësuesja Speciale e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët znj. Angelina Jolie. Në Samit po marrin pjesë përfaqësues të lartë nga e gjithë bota, përfaqësues nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme. Gjithashtu, është e pranishme edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.