Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë në hapjen e ekspozitës “ Por edhe bleta më e keqe dallohet që në fillim nga më i miri arkitekt, sepse, para se ta ndërtojë qelëzën me dyllë, ai e ka ndërtuar atë në kokën e vet”, me autor Agim Balajn dhe kurator Albert Heta, organizuar nga Stacion Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.
Të pranishëm në hapje të kësaj ekspozite ishin edhe Ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë Mirela Kumbaro – Furxhi si dhe kryetari i komunës së Prishtinës, zotëri Shpend Ahmeti.