DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në “Equal Futures Partnership”

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në “Equal Futures Partnership”, nismë e SHBA-së dhe 12 partnerëve të tjerë ndërkombëtarë dhe me ndihmën edhe të UN Ëomen dhe Bankës Botërore.

Nisma “Equal Futures Partnership” që u organizua në New York, u paraqit nga sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ndërsa në mesin e të partnerëve ndërkombëtarë që morën pjesë në panel ishin edhe presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm të Australisë, Danimarkës, Finlandës, Indonezisë, Holandës dhe përfaqësuesja e BE-së, Catherine Ashton. SHBA-ja dhe partnerët ndërkombëtarë me nismën “Equal Futures Partnership” synojnë zgjerimin e pjesëmarrjes politike e ekonomike të gruas në gjithë botën.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.