DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ia dha z.Bernard Kouchner Medaljen Humanitare “Nëna Terezë”

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ish-Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, zotëri Bernard Kouchner, të cilit, me këtë rast, ia dha dekoratën Medaljen Humanitare “Nëna Terezë”, medalje që u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare.Z.Kushner e falënderoi Presidenten Jahjaga, institucionet dhe popullin e Kosovës për nderimin që i kanë bërë me dhënien e kësaj mirënjohjeje.

Në takim ishte e pranishme edhe ambasadorja e Francës në vendin tonë, Marsye Daviet.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.