DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga dorëzoi dekoratat për një numër personalitetesh

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në një ceremoni të organizuar sot, shpërndau medaljet dhe diplomat për një varg personalitetesh të dekoruara nga ana e saj në datat të ndryshme gjatë këtij viti

Me dekoratën “Urdhri i Lirisë”, e cila u jepet personave për kontributin e tyre të lartë për Liri të Kosovës, u dekoruan: Avdyl Krasniqi; Aze Brahimaj; Bislim Zeqir Makolli; Esat Ymer Berisha; Halil Alidema;  Mulla Iljaz Spahiu-Broja; Halim Orana; Musa Shehzade; Ramadan Shala; Ramë Binaku; Rexhep Abdullah Kabashi; Të rënët e masakrës së Gjilanit të vitit 1944-1945; Zenel  Zymer Hajrizi; Zeqir Hajrizi; Zhuj Selmani.

Me dekoratën “Urdhri i Pavarësisë”, e cila u jepet personave për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës, u dekoruan: Shejh Zejnelabidin Dervishdana; “Kombinati Xehtaro-Metalurgjik Kimik Trepça – Minatorëve Grevist të Grevës së Urisë të vitit 1989”, Xhevat Qerimi.

Me dekoratën  Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”, e cila u jepet personave për trimëri në luftën për liri, u dekoruan: Abaz Thaçi; Fehmi Rama; Mentor Ismet Retkoceri; Selajdin Berisha.

Me “Medaljen Presidenciale të Meritave”, e cila u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si: arsim, shkencë, kulturë, sport, siguri, shërbim civil, u dekoruan: Bejtullah Kamber Mujaj; Destan Sejdi Bajraktari; Nuredin Loxha; Xhevdet Peci; Xhelku Maksuti.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.