presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga dënon sulmin me armë zjarri mbi makinat e misionit të EULEX-it

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e dënon ashpër sulmin me armë zjarri mbi dy makina të misionit të EULEX-it, në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, në veri të territorit të Republikës së Kosovës.

Sulmi me armë zjarri mbi misionin e EULEX-it në Kosovë është përpjekje për të penguar vendosjen e ligjit në territorin e Republikës së Kosovës dhe sulm mbi rendin demokratik të saj. Sulmi mbi pjesëtarët e misionit të EULEX-it, është gjithashtu një përpjekje për të mbajtur nën tension dhe me frikë qytetarët në këtë pjesë të territorit të vendit, që duan shtrirjen e sundimit të ligjit dhe një jetë më të qetë.Misioni i EULEX-it po ndihmon institucionet e vendit si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, të të gjitha komuniteteve, për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të krijuar një vend të sigurt. Presidentja e Republikës së Kosovës u bën thirrje organeve përgjegjëse që autorët e këtij sulmi qyqar të kapen dhe të sillen përpara drejtësisë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.