DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga dënon shkruarjen e grafitit në Manastir të Deçanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dënoi fuqishëm shkruarjen e grafitit në Manastir të Deçanit, një monument fetar dhe simbol i trashëgimisë kulturore të Kosovës, ndaj të cilës qytetarët dhe institucionet e Kosovës kanë treguar përkujdesje të veçantë.

Dëmtimi i monumenteve fetare paraqet një akt të papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me traditat e vlerat e qytetarëve të Kosovës, të mbështetura në tolerancë dhe respekt të plotë për komunitetet fetare dhe monumentet e tyre, dhe të ngërthyera edhe në Kushtetutën e shtetit tonë.Presidentja Jahjaga u ka bërë thirrje mekanizmave të sigurisë që të zbulojnë kryesit e këtij akti të shëmtuar dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.