DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Izbica është ndër dëshmitë e shumta të gjenocidit të shtetit serb që kishtë për qëllim ta shfaroste popullin shqiptar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Izbicë.

Presidentja Osmani ka thënë se sot në Izbicë përkujtojmë 147 të vrarë nga forcat gjenocidale serbe.

“Kjo ka qenë një ndër masakrat më të tmerrshme të Serbisë, të shtetit gjenocidal serb ndaj popullit shqiptar. Dhe krimi nuk përfundoi me vrasjen dhe masakrimin e qytetarëve tanë në Izbicë, por u dyfishua atëherë kur forcat serbe zhvarrosën të vrarët dhe i rivarrosën ata në varreza masive nëpër vende të ndryshme në Serbi dhe në Kosovë. Trupat e tyre u gjetën vite më pas, duke përfshi edhe gjashtë muajshen Dafinën, që e tregon mizorinë e krimeve që Serbia i ka kryer në Kosovë”, ka thënë Presidentja Osmani.

Tutje, Presidentja ka thënë se edhe Izbica është në ndër dëshmitë e shumta që shteti serb ka kryer gjenocid.

“Edhe Izbica është në ndër dëshmitë e shumta që shteti serb ka kryer gjenocid dhe qëllimin e kishte që të shfaroste popullin shqiptar. Prandaj, edhe sot këtu e ndajmë dhimbjen me të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre, sepse dhimbja e tyre është dhimbje e Kosovës. Liria u bë e mundshme shkaku i të gjitha këtyre viktimave, shkaku i luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe natyrisht sakrificës së gjithë popullit tonë. Prandaj, lavdia për të gjithë ata që dhanë jetën për liri do të jetë e përjetshme”, ka theksuar Presidentja.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.