DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Iliri dhe liria janë një

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar gjeneral Ilir Konushevcin në 23- vjetorin e rënies.

Presidentja Osmani ka thënë se Ilir Konushevci idenë për lirinë e vendit e kishte shndërruar në kauzë jetësore.

“Iliri dhe liria janë një. Ai ra për lirinë e vendit, duke e përbrendësuar aktivitetin me emrin dhe kauzën”, ka theksuar Presidentja.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Që nga vitet e 90-ta, Ilir Konushevci idenë për lirinë e vendit e kishte shndërruar në kauzë jetësore.

Fillimisht me grupin “Shqiponjat”, në funksion të mbrojtjes së pasurisë dhe gjërave të njerëzve në Kosovë, e më pas në radhët e UÇK-së, duke u bërë prijetar i saj në zonën  e Llapit dhe furnizuesi i pashoq me armatim.

Iliri dhe liria janë një. Ai ra për lirinë e vendit, duke e përbrendësuar aktivitetin me emrin dhe kauzën. Në 23-vjetorin e rënies së gjeneral Ilir Konushevcit, përkulemi para veprës heroike të tij!

Ai ra për të na lënë neve pengun e vrasjes së tij, i cili do të marrë fund kur drejtësia ta thotë fjalën e vet.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ilirin! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.