Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë një vit që fillon mbarë, që fillon me liri të lëvizjes.
Postimi i plotë i Presidentes:
Një vit që fillon mbarë!
Një vit që fillon me liri të lëvizjes, liri që na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht.
Por si gjithnjë, me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane.
Gëzuar Kosovë liberalizimi i vizave!