DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: FSK-ja, Forcë që nderon flamurin dhe frymëzon kombin!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka shkëlqyer në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar.

Presidentja Osmani ka shkruar:

FSK-ja, Forcë që nderon flamurin dhe frymëzon kombin!

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shkëlqyer në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dekoruar me Medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve nga mbarë bota.

Ekipi ynë nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë tregoi disiplinë, qëndrueshmëri dhe përkushtim shembullor, duke e vendosur emrin e Kosovës në piedestalin e nderit ndërkombëtar.

Me FSK-në, Kosova e fortë dhe krenare gjithnjë!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.