Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka uruar Distria Krasniqin për fitoren e medaljes së artë në Grand Prix të Portugalisë.
Presidentja Osmani ka thënë se Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria!
“I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme!”, ka thënë Presidentja Osmani.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë.
Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin.
Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria!
I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme!