DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga vizitoi Manastirin e Deçanit dhe Katedralen e Prishtinës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot Manastirin e Deçanit dhe Katedralen e Prishtinës, në prag të festës së Pashkëve.

Në Manastirin e Deçanit, Presidentja Jahjaga u prit nga igumeni i këtij manastiri, Sava Janjiq.

Presidentja Jahjaga e uroi atin Sava dhe të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

Në Katedralen e Prishtinës, Presidentja Jahjaga u prit nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji.

Duke e uruar për festën e Pashkëve, Presidentja Jahjaga tha se Pashkët janë një ditë e ringjalljes së jetës dhe të mirës, ditë e shpresës dhe e dashurisë e mirëkuptimit midis njerëzve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.