Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, u takua sot në Londër me Shkëlqesinë e Tij Princin Michael të Kentit, me të cilin ka biseduar për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova, për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe rrugën e integrimeve evropiane të vendit.
Në takim morën pjesë ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, zotëri Lirim Greiçevci dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, zotëri Ian Cliff. Presidentja Jahjaga dhe Princi Michael i Kentit gjatë bisedës kanë diskutuar edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe investimet e kapitalin e huaj që do të ndihmonte edhe hapjen e vendeve të reja të punës dhe ngritjen ekonomike të Kosovës.