Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot me ministrin e jashtëm të Botsvanës, zotëri Phandu Skelemani.
Presidentja Jahjaga dhe ministri Skelemani biseduan për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, konsilidimin ndërkombëtar të saj dhe njohjen nga Botsvana. Presidentja Jahjaga e njoftoi ministrin Skelemani për të arriturat e Kosovës, rolin e saj të faktorit të stabilitetit në rajon dhe promovuesit të fqinjësisë së mirë. Ajo tha se synimi i Kosovës është anëtarësimi në institucionet mdërkombëtare, posaçërisht në OKB dhe e vlerësoi të rëndësishme njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Botsvana. Ministri i jashtëm i Botsvanës i vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe theksoi përparimin në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se vendi i tij i vlerëson pozitivisht zhvillimet në Kosovë që hap mundësinë e shqyrtimit të njohjes së saj.