presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga u prit nga Princ Charles i Wales-it

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u prit sot në Londër nga Princ Charles i Wales-it, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e ndërsjellë mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, për konsolidimin ndërkombëtar të vendit dhe përfshirjen e Kosovës në nismat e ndryshme ndërkombëtare si dhe ruajtjen dhe promovimin e tolerancës ndërfetare.

Presidentja Jahjaga e falënderoi Princin Charles për ndihmën që Britania e Madhe ka dhënë për Kosovën në vendosjen e paqes dhe të stabilitetit dhe në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme në vend.Ajo tha se po vazhdon konsolidimi ndërkombëtar i shtetit të Kosovës, përmes njohjeve dhe ndërtimit të raporteve bilaterale me vende të ndryshme të botës, por theksoi nevojën e anëtarësimit të vendit në organizatat ndërkombëtare, posaçërisht në OKB, BE dhe në NATO.Presidentja Jahjaga theksoi se përkrahja e Britanisë së Madhe në këtë proces do të vazhdojë të jetë jetike. Ajo tha se Kosova sot është një shtet gjithëpërfshirës e shumëkulturor me një traditë të tolerancës ndërfetare, që është vlerë e shtuar e shoqërisë dhe vendit tonë Presidentja Jahjaga vlerësoi se Britania e Madhe dhe vetë Princ Charles, si promovues të tolerancës ndërfetare, do të mund të inkuadronin Kosovën në projektet e tyre për ruajtjen dhe kultivimin e mëtutjeshëm të kësaj tolerance.Presidentja Jahjaga e vlerësoi nismën e sekretarit të jashtëm britanik, William Hague për një Protokoll Ndërkombëtar për parandalimin e dhunës seksuale gjatë konfliktit, si një nismë shumë të rëndësishme që do të adresojë një prej krimeve më të rënda gjatë periudhave të konflikteve të armatosura.Ajo tha se në Kosovë gratë kanë qenë shënjestër e përdorimit të dhunës seksuale si mjet lufte gjatë luftës së vitit 1999 dhe adresimi i kësaj çështjeje si dhe vendosja e drejtësisë për to do të ndihmojë në rehabilitimin e tyre dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme për secilin qytetar të Kosovës.Princi Charles i Wales-it, duke e mirëpritur Presidenten Jahjaga, u interesua për zhvillimet në Kosovë, për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për kapacitet e zhvillimit ekonomik të vendit, për mundësitë e ndihmës përmes projekteve të veçanta për të rinjtë si dhe shfaqi interesimin për tolerancën ndërfetare në vend.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.