presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga u kthye nga vizita në Gjermani

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u kthye sot nga vizita në Munich të Gjermanisë, ku mori pjesë në Konferencën e 49-të për Siguri.

Gjatë pjesëmarrjes në konferencë, në të cilën morën pjesë shumë liderë shtetesh dhe personalitete të larta nga e gjithë bota, Presidentja Jahjaga zhvilloi një varg takimesh të rëndësishme.Presidentja Jahjaga zhvilloi një takim me zëvendëspresidentin e SHBA-së, z. Joseph Biden, me të cilin diskutoi një varg çështjesh të rëndësishme. Ajo bashkëbisedoi me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Ueli Maurer, sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier, ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, kongresisten amerikane dhe drejtoreshë e Qendrës Woodrow Wilson, Jane Harman, ish-zëvendësndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan.Po kështu, zonja Jahjaga zhvilloi takime edhe me z. Miroslav Lajçak, zëvendëskryeministër e ministër i jashtëm i Sllovakisë, Presidentin e Republikës së Kroacisë, zotëri Ivo Josipoviq, ministrin e punëve të jashtme të  Turqisë, Ahmet Davutoglu e zyrtarë të tjerë të lartë, pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë në Munich.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.