presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti prefektin e qytetit të Eskishehirit të Turqisë, Kadir Koçdemir

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të qytetit të Eskishehirit.të Republikës së Turqisë, të udhëhequr nga prefekti, i qytetit, zotëri Kadir Koçdemir. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, zonja Songül Ozan.

Presidentja Jahjaga i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë si shumë të mira dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e posaçërisht në fushën e arsimit, kulturës dhe shëndetësisë.Presidentja Jahjaga tha se Republika e Turqisë vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës si dhe në konsolidimin ndërkombëtar të vendit. Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka dëshmuar se është shtet i ndërtuar në parimin qytetar, që respekton plotësisht të drejtat e njeriut dhe theksoi se në këtë rrafsh komuniteti turk në Kosovë është i integruar plotësisht në shoqëri dhe po luan një rol konstruktiv. Kjo përfshirje e komunitetit turk në të gjitha nivelet e qeverisjes në Kosovë dëshmon përkushtimin tonë për ndërtimin e një shteti demokratik.      Prefekti i qytetit të Eskishehirit, qytet ky që u shpall Kryeqytet për Trashëgimi Kulturore të Paprekshme nga UNESCO, tha se të dyja vendet kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira mes vete dhe theksoi rëndësinë e avancimit të tyre në të ardhmen, sidomos në fushën e arsimit pasi që në dy universitetet e këtij qyteti studion një numër i madh i studentëve nga Kosova.Ai tha se në kuadër të kësaj vizite do të nënshkruhet edhe një protokoll i binjakëzimit me komunën, gjegjësisht qytetin e Prizrenit, si iniciativë kjo e Ambasadës Turke, si dhe do të takohen me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, për investime të mundshme në Kosovë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.