Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar, Pieter Fieth. Shefi i ZCN (ICO), Pieter Feith e përgëzoi presidenten për zgjedhjen e saj në krye të vendit dhe i ofroi asaj bashkëpunimin dhe ndihmën e zyrës që drejton.
Zoti Feith tha se Kosova ka nevojë për reforma të thella, me qëllim të ndërtimit të qëndrueshmërisë në vend. Ai shtoi se fundi i pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës varet edhe nga puna e institucioneve të vendit. Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar i veçoi si të rëndësishme reformat në ligjin për zgjedhjet dhe të Kushtetutës së Kosovës, që ndërlidhen edhe me zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka falënderuar zotin Feith për urimet dhe për ndihmën që zyra të cilën e drejton ai i ka dhënë Kosovës. Presidentja tha se qëllim i saj është ndërtimi i një konsensusi me subjektet politike dhe me shoqërinë civile. Ajo tha se do të jetë e angazhuar aktivisht në procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe të reformave të ligjit zgjedhor. Presidentja Jahjaga tha se marrëdhënia kontraktuale me BE-në do të ndihmonte reformat e brendshme dhe do të hapte perspektivën evropiane. Ajo gjithashtu kërkoi hapjen e dialogut për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Presidentja Jahjaga tha se procesi i dialogut me Serbinë duhet të sjellë zgjidhje evropiane dhe t’i përafrojë të dyja vendet me BE-në.Zoti Feith tha se Kosova ka nevojë për reforma të thella, me qëllim të ndërtimit të qëndrueshmërisë në vend. Ai shtoi se fundi i pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës varet edhe nga puna e institucioneve të vendit. Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar i veçoi si të rëndësishme reformat në ligjin për zgjedhjet dhe të Kushtetutës së Kosovës, që ndërlidhen edhe me zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka falënderuar zotin Feith për urimet dhe për ndihmën që zyra të cilën e drejton ai i ka dhënë Kosovës. Presidentja tha se qëllim i saj është ndërtimi i një konsensusi me subjektet politike dhe me shoqërinë civile. Ajo tha se do të jetë e angazhuar aktivisht në procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe të reformave të ligjit zgjedhor. Presidentja Jahjaga tha se marrëdhënia kontraktuale me BE-në do të ndihmonte reformat e brendshme dhe do të hapte perspektivën evropiane. Ajo gjithashtu kërkoi hapjen e dialogut për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Presidentja Jahjaga tha se procesi i dialogut me Serbinë duhet të sjellë zgjidhje evropiane dhe t’i përafrojë të dyja vendet me BE-në.