presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Maqedonisë, Stojan Karajanov

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në vendin tonë, z.Stojan Karajanov.

Presidentja Jahjaga foli në takim për marrëdhëniet e mira mes të dy vendeve tona, si dhe theksoi nevojën që Republika e Kosovës të bëhet sa më parë pjesë e iniciativave të ndryshme rajonale. Ambasadori Karajanov me këtë rast ia dorëzoi Presidentes Jahjaga letrën e urimit të Presidentit Gjorgji Ivanov, në të cilën thuhet: Ndjehem tej mase i kënaqur t’ju ofroj urimet e mia për zgjedhjen Tuaj në postin me përgjegjësi të lartë të Presidentes së Republikës së Kosovës. Ju lutem, pranoni urimet dhe dëshirat e mia të përzemërta në përmbushjen e suksesshme të detyrave Tuaja. Do të doja të përfitoja nga ky rast i shkëlqyer që ta paraqes bindjen e fortë që me përpjekjet tona të përbashkëta, në periudhën që do të pasojë, do t’i thellojmë dhe intensifikojmë lidhjet dhe bashkëpunimin miqësor në mes të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Sinqerisht besoj që do ta thellojmë bashkëpunimin në mes të dy shteteve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë në nivelin bilateral, regjional dhe multilateral, duke kontribuar kështu në drejtim të arritjes më të shpejtë të vizionit të përbashkët euroatlantik dhe në drejtim të stabilitetit dhe prosperitet të mëtejshëm të rajonit tonë. Shkëlqesi, me shpresën se do të takohemi së shpejti, unë do të doja t’ju shpreh konsideratat e mia më të larta. 

This site is registered on wpml.org as a development site.