presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti një delegacion të SEEMO-s

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të SEEMO (Organizata e Mediave të Evropës Juglindore).

Presidentja Jahjaga vlerësoi se liria e shprehjes, liria e medias dhe liria e shtypit janë karakteristikë themelore e shoqërisë demokratike dhe tha se Kosova në këto vite ka arritur shkallë të lartë të zhvillimit të të gjitha medieve.Ajo tha se kodi i etikës dhe i profesionit, kultivimi i gazetarisë profesionale, dinjiteti i gazetarit janë çështje që duhet nxitur dhe përkrahur për të pasur një gazetari e cila informon saktë dhe drejtë.Ajo tha se udhëheq me parimin e transparencës dhe se angazhohet për respektimin e plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në të gjitha fushat edhe në fushën e medieve.Ajo foli edhe për zhvillimet në vend dhe për procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me ndërmjetësimin dhe lehtësimin e BE-së.Delegacioni i SEEMO-s u interesua për lirinë e medieve dhe të shprehjes në Kosovë, për rolin e mjeteve të informimit në shoqëri dhe për raportin e misioneve ndërkombëtare dhe medieve në Kosovë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.