presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ministrin e shëndetësisë të Letonisë, Guntis Belevics

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ministrin e shëndetësisë së Republikës së Letonisë, zotëri Guntis Belevics, me të cilin bisedoi për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e shëndetësisë.

Presidentja Jahjaga dhe ministri Belevics theksuan rëndësinë edhe të shkëmbimit të përvojave dhe të kuadrove ndërmjet dy vendeve në fushën e shëndetësisë.Presidentja Jahjaga e vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe theksoi se thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Letonisë, e shkëmbimit të përvojave në të gjitha fushat, përfshirë shëndetësinë, është me një rëndësi të veçantë.Ministri i shëndetësisë i Letonisë, zotëri Guntis Belevics theksoi se Kosova dhe Letonia kanë ngjashmëri në shumë fusha dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në shëndetësi në veçanti. Ai foli edhe për punën që është bërë në vendin e tij në fushën e shëndetësisë dhe bartjen e përvojave edhe në Kosovë. Ministri Belevics tha se vendi i tij është i interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovën dhe ta ndihmojë atë në proceset demokratike të saj. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.