presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti Komisionerin e Lartë të OSBE-së, Knut Vollebaek

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së për pakica kombëtare, z.Knut Vollebaek, me të cilin biseduan rreth integrimit të komuniteteve, dialogun dhe integrimet euroatlantike të Kosovës.

Presidentja Jahjaga, duke falënderuar OSBE-në për përkrahjen e ofruar institucioneve të Kosovës, tha se komunitetet në Kosovë i kanë të garantuara të drejtat e tyre me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të cilat janë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të ndihmojnë edhe komunitetin që jeton në komunat në veri të vendit që të integrohet në jetën institucionale të vendit dhe të përfitojnë nga ky integrim ashtu sikur komunitetet e tjera në Kosovë. Ajo theksoi se Republika e Serbisë mund të ndihmojë në këtë proces, duke ndalur financimin për strukturat ilegale e paralele në këto komuna dhe duke zbatuar marrëveshjet e arritura në dialogun në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me fascilitimin e Bashkimit Evropian. Në përpjekje për të përmbushur obligimet dhe kriteret që kërkohen nga Bashkimi Evropian, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të krijojnë kushte për një trajtim të barabartë të të gjitha komuniteteve, dhe në këtë kuadër kanë mbështetur dhe fascilituar procesin e kthimit të të gjithë qytetarëve që janë larguar nga Kosova. Nga ana e tij, z. Vollebaek shprehu gatishmërinë për përkrahjen e vazhdueshme të OSBE-së ndaj institucioneve të Kosovës, për integrimin e të gjitha komuniteteve në shoqëri dhe përmirësimin e kushteve të tyre të jetës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.