DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, i cili shoqërohej edhe nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, si dhe inspektori i përgjithshëm i FSK-së, gjeneral brigade Bashkim Jashari.

Presidentja Jahjaga dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, biseduan për përgatitjet që po bëhen për shënimin e 5 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe për angazhimin e FSK-së në aktivitetet për këtë ditë.Gjenerali Kastrati e njoftoi Presidenten Jahjaga për aktivitetet që FSK po organizon për Ditën e Pavarësisë dhe për paraqitjen e kësaj force në manifestime.Presidentja Jahjaga theksoi se përvjetori i pestë i shpalljes së pavarësisë ka një domethënie të madhe dhe shënon edhe ndërtimin e shtetit të pavarur të Kosovës si një shtet të ndërtuar mbi vlerat evropiane. Ajo tha se shënimi i këtij përvjetori duhet ta prezantojë shtetin në mënyrë dinjitoze.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.