Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim gjeneralin Timothy Orr, Komandant i Gardës Kombëtare të Ajovës.
Presidentja Jahjaga dhe gjenerali Timothy Orr biseduan për partneritetin e ndërmjet Kosovës dhe Ajovës si dhe thellimin e bashkëpunimit midis Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.Presidentja Jahjaga e vlerësoi rolin dhe kontributin e gjeneralit Orr dhe Gardës Kombëtare të Ajovës në përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Presidentja theksoi rëndësinë që ka mbështetja nga Garda Kombëtare e Ajovës edhe për procesin e reformës strukturore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe transformimin e saj në Forcë të Armatosur të Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s.Presidentja Jahjaga çmoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi rëndësinë e Partneritetit me Ajovën që tashmë është zgjeruar në shumë fusha.Gjenerali Timothy Orr, shprehu përkushtimin e Gardës Kombëtare të Ajovës për të vazhduar bashkëpunimin shumë të mirë me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për të mbështeture atë në procesin e reformës strukturore dhe transformimin në Forcat e Armatosura të Kosovës.