presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhuni, me të cilin bisedoi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, të caktuara për t’u mbajtur me 8 qershor.

Presidentja Jahjaga dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhuni, theks të veçantë vunë në çështjen e sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe garantimin e votës së lirë. Presidentja Jahjaga theksoi se zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend duhet të jenë të lira dhe të ndershme si dhe gjithëpërfshirëse dhe theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të plotë të të gjithë mekanizmave të sigurisë në Kosovë për të garantuar një proces të qetë dhe të mirë zgjedhor. Drejtori i përgjithshëm, zotëri Shpend Maxhuni, e njoftoi presidenten Jahjaga për të gjitha përgatitjet që po i bën Policia e Kosovës për procesin e zgjedhjeve dhe bashkërendimin me të gjitha institucionet e tjera të sigurisë dhe ato për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.