DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti drejtorin e përgjithshëm të ICITAP-it

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim drejtorin e përgjithshëm të ICITAP-it (Programi për Ndihmë në Trajnime në Hetimet Kriminale Ndërkombëtare) në Washington, zotëri Carr Trevillian, me të cilin bisedoi për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të mekanizmave të sigurisë dhe të Policisë në Kosovë.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën që po jep ICITAP në ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës dhe në profesionalizmin e saj. Ajo tha se Policia e Kosovës është institucion profesional dhe më i besueshëm nga qytetarët e Kosovës. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka avancuar në proceset e saj demokratike dhe tha se sundimi i rendit dhe i ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës është synim parësor.Ajo theksoi se institucionet e Kosovës po punojnë në përmirësimin e legjislacionit për luftimin e dukurive negative, korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe theksoi nevojën e ndihmës për ngritjen e kapaciteteve vendore në arritjen e suksesit në luftën kundër korrupsionit.Ajo tha se ekspertët e ICITA-it me përvojën e tyre në luftimin e dukurive negative mund të japin kontributin e tyre duke ndihmuar mekanizmat e sigurisë në Kosovë.Drejtori i përgjithshëm i ICITAP-it, zotëri Carr Trevillian, e vlerësoi partneritetin me Policinë e Kosovës si të sinqertë dhe të suksesshëm dhe e vlerësoi punën dhe arritjet e deritashme të Policisë. Ai tha se është i entuziazmuar me zhvillimin e Policisë së Kosovës që siç vlerësoi po bëhet model për gjithë rajonin.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.