DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Pakistanit, Muhammad Haroon Shaukat

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Islamike të Pakistanit në Turqi, jorezident për Kosovën, z.Muhammad Haroon Shaukat, i cili me këtë rast dorëzoi letrat kredenciale.

Ambasadori Shaukat i përcolli Presidentes Jahjaga përshëndetjet e Presidentit të Pakistanit, Asif Ali Zardari. Ai tha se dy vendet tona kanë marrëdhënie shumë të mira në të gjitha fushat, të cilat duhet të zgjerohen dhe të intensifikohen edhe më tej.Ai theksoi përkrahjen e vazhdueshme të qeverisë së vendit të tij për Kosovën dhe angazhimin e saj për ta ndihmuar vendin tonë në proceset e rëndësishme që po kalon si dhe në konsolidimin ndërkombëtar të saj.Presidentja Atifete Jahjaga shprehu falënderimin për njohjen nga shteti i Pakistanit dhe shtoi se ky akt u mundëson të dy shteteve bashkëpunim më të ngushtë.Ajo tha se të dy shtetet tashmë kanë identifikuar fushat kryesore të bashkëpunimit dhe do të punojnë ngushtë në realizimin e tyre.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.