DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim përshëndetës ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, zotëri Bobi Bobev, në përfundim të mandatit të tij në Kosovë.

Presidentja Jahjaga falënderoi Ambasadorin Bobev për kontributin e tij të çmuar dhe shprehu mirënjohjen ndaj shtetit mik të Bullgarisë dhe qytetarëve të saj që i kanë qëndruar pranë qytetarëve të Kosovës që prej kohëve më të vështira dhe në çdo hap të konsolidimit të shtetit demokratik të Kosovës.Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të thelluar dhe më tej këtë bashkëpunim edhe në fushën e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, si bazament për ofrimin e mirëqenies për qytetarët e dy vendeve.Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, zotëri Bobi Bobev vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke theksuar gatishmërinë e shtetit bullgar për të vazhduar përkrahjen e fuqishme ndaj Kosovës dhe thellimin e mëtejme të marrëdhënieve në mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.